Rreth
Bash-Art

Rreth Bash-Art

Bash-Art u krijua më datë 16.12.2015 nga Iliriana Basha, Altin Basha, Ilir Muhametaj, Erion Isai dhe Besart Kallaku, si një shoqatë jo fitimprurëse e cila ka si qëllim bashkimin e artistëve shqiptarë qofshin këta të rinj ose jo ne keto fusha: Regjisore, Aktor, Skenograf, Kostumograf, Fotograf, Designer, Skenarist, Piktor, Muzikant, Balerin.

Objektivat e

Bash -Art

Të evidentojë vlerat artistike, kulturore si brënda dhe jashte vendit në fushën e arteve skenike, filmike,televizive dhe mode.

Të mbrojë krijuesit si ndërmjetës, për të vendosur një klimë mirëkuptimi në mes krijuesve të artit dhe institucioneve shtetërore e private dhe zgjidhjen e konflikteve në mënyrë demokratike.

Shoqata vë në dispozicion kontributin e vet me rekomandime e konsulence për cështje të ndryshme, për organizmat kulturore, qeveritare, lokale dhe rajonale.

Të rrisë vetëdijen sociale në shoqerinë shqiptare.



Të nxisë dhe të promovojë vlerat artistike në fushën e arteve skenike, të performuara, filmike,televizive dhe mode.


Promovimi i artistëve të rinj dhe angazhimi i tyre në projekte artistike.


Organizimi i aktiviteteve dhe botimeve e studimeve të ndryshme kulturore dhe sociale që promovojnë këto vlera, të organizojë për këtë qellim seminare dhe të realizoje trajnimin e individëve të ndryshëm.

Të ndërtojë lidhje bashkëpunimi dhe veprimi me shoqata të ndryshme homologe të saj në botë.



Bottom Image